Categories Lajme

Punime në rrjet/ Ndërprerje e pjesshme e energjisë në disa qytete, Ndërprerje dhe në Vlorë\Orikum (ORARET)

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi abonentët e energjisë elektrike në Vlorë se do të ketë ndërprerje të pjesshme të energjisë në disa zona. OSHEE shprehet se ndërprerja e energjisë vjen për shkak të remontit në linjën 35 Kv. “Për shkak të remontit të planifikuar në linjën  35kV L30 – 31/2 Uji i Ftohtë – Radhimë-Orikum, në datën 26 maj gjatë intervalit kohor 07:00-08:00 dhe 16:00-18;00 do të stakohet energjia në disa zona në Vlorë”, shprehet OSHEE. Ndërprerjet do jenë në Radhime, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufer, Orikum, Shën Thanas. Gjithashtu, edhe abonentët e Sarandës do të kenë ndërprerje të energjisë më 26 dhe 28-29 maj.

Me kërkesë të OST e cila do të punojë për shtrimin e fibrës optike në linjën 154kV Bistrice – Mourtos, në datat 26 dhe 28-29 Maj do të stakohet energjia gjate intervalit kohor 08:00-16:00 në këto zona në Sarandë: Dober, Mancet, Shales, Dishat, Verve, Çiflik, Vagalat, Shkalle, Konispol. OSHEE njoftoi abonentët se do ketë stakime të energjisë edhe në disa zona të Tiranës. “Për shkak të remontit të planifikuar në NST Qafë Mollë, në datat 26-27 Maj do të stakohet energjia në këto zona në intervalin kohor 09:00-14:00: Shkallë, Darshe, Qafe Molle, Shenmeri, Dom, Fag, Derje”, shprehet OSHEE

OSHEE njoftoi për ndërprerje të energjisë edhe në Shkodër: Për shkak të punimeve në NST Shkodra 2, në datën 26 Maj gjatë intervalit kohor 08:00-16:30 do të stakohet energjia në këto zona në Shkodër. OSHEE njoftoi po ashtu për ndërprerje të energjisë edhe në Bulqizë: “Për shkak të remontit të parashikuar në NST Shupenzë, në datën 26 Maj gjatë intervalit kohor 09:00-16:30, do të stakohet energjia në disa zona në Bulqizë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME