Categories Lifestyle

Keni probleme me tretjen? Ja formula ideale

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon siç duhet. Ky mos funksionim shkakton një barrë të rëndë në zorrën e trashë dhe rrit rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave të dëmshme. Për më tepër, ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik dhe problemet e shpeshta me tretjen rrisin rrezikun e problemeve të rënda me zorrën e trashë.

Speci djegës përmban sasi të mëdha të kapsaicinës, një substancë që frenon nepsin, rrit nivelet e energjisë, djeg yndyrnat, ul kolesterolin dhe qelizat kancerogjene. Të gjitha këto veti janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit tretës dhe shmangien e konstipacionit. Përbërësit 2 lugë gjelle me lëng limoni,2 lugë gjelle me mjaltë, Një majë luge çaji me spec djegës të kuq,300 ml ujë.

Përgatitja  Përziejini të gjithë përbërësit në një gotë.Kura duhet bërë për 1 deri në 2 ditë. Ajo duhet pirë nga pak në 6-12 herë në ditë. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumoni ushqime të forta apo të ëmbla.Ekspertët nuk rekomandojnë vazhdimin e kurës për më shumë se dy ditë rresht.Sipas tyre, trupi ka nevojë për vitamina, minerale dhe kalori dhe nuk mund të rezistojë gjatë pa to.

Për më tepër, mungesa e ushqimit e dobëson sistemin imunitar. Na ana tjetër, pirja e vazhdueshme e lëngjeve nxjerr nga trupi edhe depozitat ekzistuese të vitaminave dhe mineraleve bashkë me bakteret e mira që e mbrojnë stomakun nga patogjenët.

Kura funksionon duke e pastruar menjëherë sistemin tretës nga mbetjet e akumuluara ushqimore. Për më tepër, vitamina C, kripa, xhenxhefili, mollët, probiotikët dhe uthulla e mollës janë të domosdoshme për regjimin ushqimor.Ato janë shumë efikase në përshpejtimin e tretjes dhe përmirësimin e të gjithë sistemit duke e mbrojtur atë nga toksinat e dëmshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME