Categories Lajme

Keqtrajtohet nga policët 18-vjeçari shqiptar, gazetari: Ambasadorja jonë sërish hesht, jeton mes luksit…

Gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zhinxhiria ka bërë publik dhunimin e një 18-vjeçari shqiptar në Greqi. Sipas tij ,trupat e policisë greke, pas një kontrolli rutinë në mbrëmjen  e ditëlindjes së tij e kanë dhunuar vetëm sepse ishte shqiptar.Ambasada Shqiptare në Greqi nuk e ka bërë publik rastin, por ka qenë portali grek “3pointmagazine.gr” që e ka raportuar fillimisht ngjarjen. Sipas gazetarit Zhinxhiria, Ambasada Shqiptare në Greqi po merr fytyrën e një gestapoje dhe ai ka kërkuar nga presidenti të firmosë kërkesën për largimin e ambasadores Ardiana Hobdari.

Denoncimi i gazetarit: TURPI : E keqtrajtojnë policët 18-vjeçarin pse është shqiptar, si gjithmonë edhe këtë radhë Ambasada hesht. Por…

Pse hesht kjo zonjë që i paguajmë nga xhepat tona qera shtepie 2200 euro në muaj? Është portali grek “3pointmagazine.gr” që publikon një ngjarrje të rëndë ndodhur më 16 Nëndor në një nga rrugët më kryesore në Athinë në atë Patision, në dëm të një 18-vjeçari shqiptar . Ai u rrah nga trupat e policisë greke (Mat) mbrëmjen e ditëlindjes pas një kontrolli rutinë, por sa panë qe ishte shqiptar është keqtrajtuar.Por si gjithnjë edhe ky rast është anashkaluar nga Ambasada jonë shqiptare, një përfaqësi sa po vjen dhe po tregon fytyren e saj te vertetë te një gestapoje.

Jo pak herë kam theksuar se kjo zonjë me qendrime anti-shqiptare duhet të ishte larguar me kohë për qendrimet e shfaqura anti-shqiptare përball problemeve të njëpasnjëshme të shqiptarve ne Greqi. E zhytur në lluks si në shtepi ashtu edhe në zyrën e saj paguar nga taksat tona këtu e tre vjet kjo zonjë në rolin e një përfaqesusi shteti asnjëhere nuk ka ngritur zerin e saj për padrejtësitë ndaj shqiptarve.Ka mbi tre vjet që ai shtet i korruptuar i paguan nga xhepi ynë qera shtepi tre herë më shumë se paraardhësi i saj, por mbi të gjitha deri më sot nuk ka justifikuar punën e saj si ambasadore perkundrazi ka punuar në dem te interesave të shqiptarve, duke kujtuar edhe mbylljen e kurseve te gjuhës shqipe në Kretë, apo thirrjet e saj për arrestimet e gazetareve shqiptarë…

Në se Presidenti është me të vertetë i tillë të firmosë atë të shkretë kërkëse të ministrit te Jashtëm për largimin e kësaj ambasadore, pasi shqiptaret në Greqi nuk e kanë atë lluks ta kenë pranë si një kukull. Shqipëria duhet te reagojë pasi shqiptaret vriten zhduken dhe keqtrajtohen apo denohen ne burgje vetem pse jane shqiptarë…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME