Categories Lajme

FOTO/ Kush është biznesmeni dhe ish-këshilltari i PD që humbi jetën në aksidentin tragjik

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti i ndodhur paraditen e sotme në fshatin Drenie të Patosit, ku mbeti i vdekur një 39-vjeçar. Viktima është Benjamin Toro, i martuar dhe baba i 3 fëmijëve.

Toro ushtronte profesionin e mjekut. Ai ishte një emër i njohur në zonë sepse ishte edhe pronari i një fabrike vaji. Gjithashtu, 39-vjeçari i cili gjeti vdekjen pas aksidentit me mjetin tip “Zetor”, ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Bashkisë Fier në legjislacionin e kaluar. Në këtë këshill bashkiak ai ishte si përfaqësues i opozitës, ku pas zgjedhjeve parlamentare të 2017 zëvendësoi ish-deputetin e PD, Luan Baçi. Toro është aksidentuar teksa kishte shkuar me zetor për të marrë ullinjtë e vjelë nga klientët e fabrikës së vajit. Por mjeti u përmbys duke i marrë jetën.

“Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip ‘Zetor’, me drejtues 39-vjeçarin, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime”, njoftoi policia.

Banorët thonë se ishte njeri dhe familjar shumë korrekt. Pak vite më parë, 39-vjeçarit i kishte vdekur vëllai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME