Categories Lajme

Kër.kohen 22 vjet b.urg për autorin e a.ten.tatit ndaj Çapajve

Prokuroria e Elbasanit kërkoi 22 vjet b.urg për Shkëlzen Hasanpapaj, të riun e ak.uzuar për tentativën e v.rasjes në qershor 2016 të dy anëtarëve të fisit Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça.

Ngjarja u shënua me 6 qershor të vitit 2016, kur Hasanpapaj i veshur me uniformë ushtrie su.lmoi me automatik mjetin ku udhëtonin dy anëtarët e fisit të njohur për policinë e Elbasanit.

Për shkak se makina ishte e blinduar, plumbat prekën vetëm Bledar Muçën që udhëtonte si pasagjer.

Nga breshëritë e automatikut veç Bledar Muçës, e plagosur ka mbetur dhe një efektive e policisë së Elbasanit, e cila ndodhej në trotuar duke shkuar në punë,  Matilda Kërmezo, 49 vjeçe.

Atentati kishte si motiv hakmarjen seriale mes grupeve kriminale rivale në qytetin e Elbasanit.

Pas atentatit Hasanpapaj u largua drejt Holandës nga ku u ekstradua disa kohë më parë.

Ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat, por prokuroria thotë se e ka identifikuar atë mbi bazë të gjurmëve të ADN-së në vendngjarje.

Prokurorët e çështjes në leximin e konkluzioneve kërkuan nga Gjykata shpalljen e të riut fajtor dhe dënimin e tij për akuzat “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”. Ndërkohë më 1 tetor pritet fjala e mbrojtjes së Shkëlzen Hasanpapajt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME