Categories Lajme

Kërkoni të bëni çregjistrimin e makinës, njihuni me të rejat më të fundit

Çdokush që kërkon të bëjë çregjistrimin e përkohshëm apo të përhershëm të mjetit mund të rezervojë online takimin pranë sporteleve të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Tiranë, duke evituar pritjet dhe radhët e gjata. Shërbimi aksesohet në faqen online të drejtorisë, ndërkohë që dokumentet e kërkuar për këtë procedurë duhet të paraqiten vetën në datën dhe orën e rezervimit.

Referuar aplikacionit, qytetarët mund të zgjedhin datën dhe orën që është në dispozicion, ndërkohë që emri I personit që prenoton online duhet të korrespondojë me atë që do të paraqitet në sportel, raporton scan. Ndërkaq, ky dikaster sqaron se për të kryer procedurën e çregjistrimit të përkohshëm, duhet që personi I interesuar të paguajë paraprakisht taksat e mjetit si dhe të paraqesë një sërë dokumente, sikurse është leja e qarkullimit, target e mjetit apo dokumenti I identifikimit. Tarifa për këtë shërbim është 1000 lekë.

Ndërkaq, për çregjistrimin e përhershëm, përveç këtyre dokumenteve kërkohet edhe vërtetimi i marrë nga Regjistri i Barrëve Siguruese si dhe certifikata e pronësisë së mjetit. Kur mjeti çregjistrohet, pasi ka dalë nga përdorimi shërbimi kushton 600 lekë, ndërsa për çregjistrime të përhershme me qëllim eksporti shërbimi kushton 4000 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME