Categories Lajme

Këshillat e blogeres së seksit për festa: Përkëdhelni veten /VIDEO

Festat kanë qenë fokusi i emisionit “Fol me psikologen” në këtë episod të fundit të tij për vitin 2018. Psikologia Ervisa Lula ka përzgjedhur si të ftuarën e saj gazetaren dhe blogeren e seksit Zhaklin Lekatarin, si personazhi i cili bëri më shumë zhurmë gjatë këtij viti.

Lekatari thotë se gjatë këtyre ditëve duhet të përkedhelim veten dhe ta marrim me të mira atë, ndërsa partnerit mund t’i bëjmë edhe dhurata speciale si psh. një palë të mbathura prej çokollate. Gjatë bisedës u dhanë këshilla se si duhet t’i kalojmë sa më bukur këto festa duke filluar me menaxhimin e kohës dhe të parave.

Blogerja tregon se si do t’i festojë ajo vetë dhe çfarë ka zgjedhur të bëjë gjatë këtyre ditëve të pushimit, por jo vetëm kaq. Ajo ka dhënë edhe një listë me alternativat e dhuratave të cilat mund t’ia jepnim partnerit apo familjes.

Psikologia Lula ka theksuar rëndësinë që duhet t’u japim fëmijëve në këto festa duke ju dhënë mesazhin e bashkimit të familjes dhe jo të dhuratave poshtë pemës. Gjithashtu ajo ka këshilluar të gjitha nënat të fokusohen më shumë tek vetja duke mos sakrifikuar për familjen gjatë këtyre ditëve, por të gjejnë kohë të pushojnë dhe t’i plotësojnë disa dëshira edhe vetes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME