Këshilli i Europës kritikoi sot kushtet e paraburgimit në disa burgje italiane, ku është vënë re një mbipopullim i konsiderueshëm, mangësi materiale dhe disa raste të keqtrajtimit të të burgosurve nga stafi i burgjeve.
Nga një raport për katër burgje italiane, Bielle, Milano-Opera, Saluces dhe Viterbo, Komiteti për Parandalimin e Torturës (CPT) theksoi disa raste të keqtrajtimeve fizike të të ndaluarve nga personeli, në veçanti në Viterbo, ku ai rekomandon që administrata e burgut të ushtrojë kontroll më të mirë mbi personelin.
