Forbes ka publikuar listën e artistëve më të paguar në botë për vitin 2019. Edhe këtë vit Taylor Swift dhe Kanye West janë në një konkurrencë të ashpër me njëri-tjetrin për titullin e artistit më të paguar në botë. Këtë vit është këngëtarja, Taylor Swift e cila qëndron në krye të listë me 185 milionë dollarë falë një marrëveshje të re, miratimesh dhe përfundimit të turneut të saj më të fundit.
Në vendin e dytë është reperi i suksesshëm Kanye West, me 150 milionë USD. Ed Sheeran dhe The Eagles bien përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, duke fituar 110 milionë USD dhe 100 milionë dollarë USD. Më pas qëndron Elton John, duke mbledhur 84 milionë dollarë gjatë turneut të tij.
Ndërsa çifti i njohur Jay-Z dhe Beyonce në vendin e gjashtë përkatësisht në të shtatin. Më poshtë dhjetë artistët më të paguar sipas Forbes për vitin 2019:
- Taylor Swift (185 milionë dollarë)
- Kanye West (150 milionë dollarë)
- Ed Sheeran (110 milionë dollarë)
- The Eagles (100 milionë dollarë)
- Elton John (84 milionë dollarë)
- Jay Z (81 milionë dollarë)
- Beyonce (81 milionë dollarë)
- Drake (75 milionë dollarë)
- Diddy (70 milionë dollarë)
- Metallica (68. 5 milionë dollarë)
