Categories Lifestyle

Këto janë kurat natyrale dhe ushqimet që ngadalësojnë plakjen

Kosi, turshitë e përgatitura në shtëpi, buka integrale, ushqimet e fermentuara në përgjithësi janë të pasura me probiotikë.

Industria farmaceutike ofron një sërë solucionesh në dukje magjike që pretendojnë të ngadalësojnë plakjen. Megjithatë, kurat më të mira kundër plakjes i ofron natyra. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për trajtimet më të mira që ruajnë paraqitjen tuaj rinore.

Uji

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se hidratimi përmirëson tretjen dhe lehtëson furnizimin e qelizave me ushqyesit e duhur. Sipas dermatologëve, uji është i domosdoshëm për paraqitjen rinore të lëkurës dhe shëndetin e mirë në organizëm.

Probiotikët

Probiotikët kanë një një ndikim të fortë kundër plakjes dhe zbusin stresin oksidues. Ato janë të domosdoshme për mbrojtjen e lëkurës nga dielli dhe i mbajnë edhe flokët të shëndetshëm. Kosi, turshitë e përgatitura në shtëpi, buka integrale, ushqimet e fermentuara në përgjithësi janë të pasura me probiotikë.

Vitamina D

Kjo vitaminë luan shumë role të rëndësishme në trupin e njeriut. Ajo nevojitet për parandalmin e sëmundjeve të zemrës, osteoporozën, dhimbjet muskulare, dhimbjet e kyçeve dhe problemeve me kujtesën.

Kjo vitaminë parandalon gripin dhe të ftohurën.

Ushqimet me Vitaminë D janë vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar. Dielli është burimi më i mirë i kësaj vitamine por edhe suplementët.

Acidet Yndyrore Omega-3

Këto acide yndyrore mund të merren më së miri falë vajit të peshkut. Ato rekomandohen kundër sëmundjeve të zemrës, sklerozës dhe problemeve me sytë. Acidet yndyrore zbusin inflamacionin dhe përmirësojnë aftësitë e trupit për përthithjen e kalçiumit. Acidet yndyrore mund t’i gjeni tek peshku, arrat, farat e linit, barishtet e të tjerë. Suplementët janë të dobishëm gjithashtu.

Çaji Jeshil

Njerëzit që pijnë çaj jeshil rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një deri në dy filxhanëve çaj jeshil në ditë.

Çokollata e Zezë

Çokollata e zezë mirëmban paraqitjen rinore të lëkurës sepse është shumë e pasur me antioksidantë. Këto të fundit mbrojnë trurin, luftojnë rrudhat dhe mbrojnë elasticitetin e lëkurës.

Boronicat

Këto fruta pylli përmirësojnë aftësitë sinjalizuese të trurit, kujtesën dhe nivelet e glukozës. Konsumi i rregullt i boronicave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek femrat me të paktën 32 përqind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME