Categories Lajme

Këto janë masat urgjente që çdo shqiptar duhet të marrë për të parandaluar koronavirusin

Entela Kolovani mjeke infeksioniste e QSUT ka qenë e futuar në emisionin “Ditë e Re” në TV Ora, ku i ka qetësuar gjithë shqiptarët me faktin se ende nuk ka raste të të prekurve nga koronavirusi dhe shprehet se mjekët prej muajsh po përgatiten për një situatë të tillë dhe mendon se mjekësia në Shqipëri është e aftë ta përballojë me sukses një situatë të tillë.

Ajo ka treguar se çfarë duhet të bëjmë të gjithë për të parandaluar infektimin nga ku virus.

Duke qenë se po flasim për një virus që transmetohet me rrugë respiratore, kemi parasysh që ai ndodhet në të gjitha ato spërklat që përhapen nga rrugët resoiratore të personit të infektuar me këtë virus. Që do të thotë personi mund ta transmetojë përmes kollitjes, teshtimave, nëpërmjet ndotjes së ambjenteve apo sipërfaqeve ku ai mundet të ketë prekur me dorën e tij të infektuar pasi ka prekur spërklat e veta, ose ai ka teshtirë drejtpërdrejt pa vendosur brylin apo dorë e vet para gojës. Duhet të vendoset bryli para hundës në mënyrë që me duar tona të mos prekim sipërfaqet pasi të kemi pritur spërklat gjatë teshtimës apo kollitjes. Kartëpicetat pasi të përdoren është mirë që të eleminohen direkt në mënyrë që të ulim këtë kontaminim të sipërfaqeve nga spërklat. Nga ana tjetër infektimi mund të ndodhë dhe drejtpërdrejt nga spërklat nëse ne ndodhemi në afërsinë nën 1 metra nga personat të cilët teshtijnë apo kolliten. 

Shenjat e përgjithshme janë të ngjashme me shenjat e një gripi të zakontë. Mund të ketë shenjat e një temperature, të një kollitje etj. Subjektet që e kalojnë rëndë këtë sëmundje thuhet se janë subjekte që kanë sëmundje shoqëruese, persona me imunitet të kompromentuar ose moshat e treta”, shprehet mjekja infeksioniste.

Ajo dha edhe disa këshilla që gjithësecili duhet t’i dijë patjetër.

-Lani duart shpesh

-Mos takoni duar me njëri-tjetrin

-Mos u puthni dhe përqafohuni pashkak

-Mos prekni çdo lloj sipërfaqe edhe nëse i prekni lani duart mirë

-Qëndroni në shtëpi pranë familjes në rast se ndodh të keni shenja respiratore /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME