Categories Lifestyle

Këto janë shenjat dhe shkaqet e lodhjes kronike

Sindroma e lodhjes kronike është një çrregullim që e plogështon njeriun në mënyrë të vazhdueshme. Ndonjëherë, njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë e kanë të pamundur të shpjegojnë  se çfarë po ndodh me organizmin e tyre. Deri më tani, nuk ka një kurë të mirëfilltë për sindromën e lodhjes kronike dhe diagnostifikimi i saj është i vështirë.

Ajo që dihet është se sindroma ka të bëjë me një kombinim faktorësh, ndonëse mjekët dyshojnë se ajo nis pas një viroze ose trauma fizike apo emocionale. Sipas të dhënave, sindroma e lodhjes kronike mund të nxitet edhe nga prishja e ekuilibrave të disa gjendrave në organizëm, problemeve të imunitetit e të tjerë.

Simptomat e sindromës së lodhjes kronike Rëndesë Ngadalësi në të menduar dhe vepruar Rraskapitje fizike dhe mendore që nuk përmirësohet Vështirësi në përqendrim apo në qasjen e kujtimeve afat shkurtra Dhimbje sporadike të kyçeve Dhimbje të fytit Dhimbje koke Trajtimet e sindromës së lodhjes kronike

Duke qenë se shkaqet e kësaj sindrome nuk janë të njohura, mjekët e kanë shpesh të vështirë ta kurojnë atë. Megjithatë ka disa trajtime specifike të kësaj sindrome.

Kurat kundër depresionit

Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë trajtohen me ilaçe kundër depresionit, sepse shpesh disa simptoma janë të ngjashme.

Kurat kundër pagjumësisë

Mungesa e gjumit shfaqet me sindromën e lodhjes kronike, ndaj  mjekimet e rekomanduara nga mjeku ose kurat natyrale, ndihmojnë për një pushim të trupit dhe mendjes. Për këtë problem rekomandohet edhe çaji i bananes.

Vitaminat dhe mineralet

Përpiquni të konsumoni ushqime me kalium, magnez, vitaminë B12 dhe B6. Mund edhe t’i merrni si suplemente në farmaci. Konsumoni spinaq, avokado, fara kungulli dhe luledielli, fasule, bizele, fruta të thata, banane, drithëra, vezë.

Terapitë

Nga të dhënat, disa nga trajtimet më të mira të Sindromës së Lodhjes Kronike janë një kombinim i aktivitetit fizik dhe terapisë psikologjike. Aktiviteti fizik duhet të jetë i lehtë dhe i personalizuar me ndihmën e një profesionisti. Mjekët munden të rekomandojnë edhe këshillim të personalizuar tek psikologu që pacienti të rimarrë kontrollin e jetës së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME