Categories Teknologji

Kinë/ Kërkohet njohja e fytyrës për regjistrimin e kartës telefonike

Për një kontratë të re telefonike autoritetet kineze do të kërkojnë tani njohjen e fytyrës për të bërë regjistrimin.

Masa, e parashikuar në shtator nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, synon të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime të qytetarëve në internet. ”Operatorët telefonikë duhet të përdorin inteligjencën artificiale dhe mjete të tjera teknologjike për të konstatuar identitetin e përdoruesve të rinj në kohën e lëshimit të numrave të telefonit’’, sipas ministrisë.

Këto masa, sipas ministrisë, do të forcojnë mbikëqyrjen dhe inspektimet duke promovuar rreptësisht regjistrimin të përdoruesve të vërtetë për telefoninë. Fushata për përdoruesit e vërtetë, e filluar në vitin 2013 me kartën e identitetit, tani mund të pasurohet nga inteligjenca artificiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME