Categories Kuzhina

Kisel me luleshtrydhe

Kisel me luleshtrydhe

Përbërësit:

500 gr luleshtrydhe

1 1/2 gotë uji

4-5 lugë gjelle sheqer

3-4 lugë çaji niseshte

Dekorimi i gotave me kisel

175 gr maskarpone

100 ml krem pane

20 gr çokollatë fondente

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë luleshtrydhet nga gjethet. I presim në copëza dhe i vendosim në një blender, ku shtojmë dhe ujin duke i kthyer ato në smoothie. I kalojmë në një sitë për të larguar farat dhe lëngun e përftuar e vendosim në një tenxhere ku do të shtojmë sheqerin. E lëmë të marrë valë.

Hollojmë niseshten në një gjysmë gote ujë dhe e shtojmë në tenxhere, duke e përzier vazhdimisht për 2-3 minuta. Më pas e largojmë tenxheren nga zjarri dhe e servirim nëpër gota. E lëmë të ftohet.   Ndërkohë trazojmë mascarponen me kremin pana dhe e rrahim derisa të ngurtësohet. E vendosim në një xhep pastiçerie dhe dekorojmë gotat duke i spërkatur me çokollatë të grirë plus një luleshtrydhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME