Categories Lajme

“Kisha frikë!”, qëlloi me armë zjarri gjatë sherrit në Laç, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit

Klevis Ndreca, një nga personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laç mesditën e djeshme, është vetë dorëzuar pas lokalizimit nga policia ku kanë bërë kontrolle edhe me dron në zonën ku ishte fshehur.

Në dëshminë e tij para autoriteteve, 28-vjeçari ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur.

“Kam qëlluar me armë drejt të rinjve sepse u tremba. I pashë që kishin armë dhe donin të më godisnin”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Pas këqyrjes së të gjithë kamerave të sigurisë në zonë dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë në konflikt dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë është zbardhur e plotë e gjithë ngjarja.

I arrestuari Klevis Ndreca 28 vjeç ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn 26 vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj 26 vjeç dhe Gerald Bitrin 24 vjeç.

Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Sapo kanë ndaluar dhe zbritur të gjithë nga makinat kanë dalë në këmbë e janë afruar. Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.

Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi. Klevis Ndreca pas ngjarjes është larguar në këmbë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME