Një 17-vjeçare ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 17-vjeçarja nga Divjaka ka konsumuar fotoksinë dhe më pas ka humbur jetën.
Ende nuk dihen arsyet që çuan adoleshenten në këtë akt, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi një shtetase 17 vjeçe, banuese në Divjakë, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thotë policia.
