Categories Lajme

Kishin ngatërruar rrugën dhe ishin bllokuar në humnerë në kushte të vështira, policia shpëton dy turistë të huaj në Theth

Policia ka shpëtuar dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë.

Në orët e mbasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Vlabonës”, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë  F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe  nga Zelanda e Re kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas pesë orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar Policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë pa asnjë problem me shëndetin.

Dy turistët kanë falenderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për ti shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME