Policia italiane ka arritur të vërë në pranga tre shtetas shqiptarë të moshave 24, 30 e 33 vjeç, të cilët kishin vjedhur sasira të mëdha bizhuterish e objektesh të tjera me vlerë në një sërë banesash.
Grabitësit shqiptarë punonin orëve të pasdites ose natën dhe për objektiv shenjëstronin vilat e personave të pasur. Në grabitjen e parë ata kishin mundur të vidhnin bizhuteri që kapnin vlerën e 200 mijë eurove, ndërsa në një tjetër grabitje kishin vjedhur orendi të argjendta. Të tre u ndaluan nga agjentët e skuadrës “Flying”, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i grupit.






