Një grua në moshë kishte ëndërruar gjithmonë që së paku një herë në jetën e saj të arrestohet nga policia. 99 vjeçares nga Holanda iu plotësua dëshira e saj. Policia në vendin e tulipanëve i plotësoi ëndrrën gruas së vjetër, e cila dukej shumë e kënaqur.
Normalisht gjesti nga policia holandeze ishte vetëm simbolik. Ata vetëm i treguan gruas së vjetër brendinë e qelisë dhe pastaj e lëshuan atë. Gjithsesi gruaja dukej shumë e lumtur që e plotësoi njërën prej pikave në listën e dëshirave të saj.
