Categories Lajme

Në moshën 53 vjeçare Ristana u bë nënë për herë të parë

Kjo është dita më e lumtur në jetën e familjes Gjorgjievi, Ristana dhe Vanço. Pas përpjekjeve të shumta për pasardhës, pas disa inseminimeve të pasuksesshme dhe cikleve in vitro  atyre u buzëqeshi fati.

Një kohë të gjatë ishin në kërkesë të mjekut që do ta zgjidhë problemin e tyre, deri në momentin kur në internet i kishin lexuar komentet e bukura për Dr. Sllobodan Llazarevski, nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Për herë të parë kanë komunikuar me mjekun para 16 muajsh, ndërsa në fund të muajit tetor në duart i mbajnë të dy foshnjat e tyre të bukura dhe të vogla, Stefani dhe Stefanija.

Mjek modest, i cili punon me rezultate

“Duke kërkuar nëpër internetin lexuam shumë përvoja pozitive që familjet i kanë pasur me Dr. Llazarevski. Vendosëm të provojmë fatin edhe me këtë mjek. Një njeri modest, i cili nuk flet shumë, por punon me rezultate, i tillë është mjeku ynë Dr. Llazarevski. Jemi të lumtur që u bindem se ai është më i miri. Për herë të parë u takuam në muajin qershor në vitin 2018, ndërsa tani në duar i mbajmë Stefani dhe Stefanija”, shpjegon Ristana, 53 vjeçare duke buzëqeshur.

Pas procedurës së suksesshme in vitro, Dr. Gordana Petrovska ka vazhduar me kontrollimin e shtatzënisë. Familja e lumtur thotë se fati i tyre ishte në duart e më të mirëve.

Mjekja më pozitive ishte përgjegjëse për kontrollimin e shtatzënisë

“Dr. Petrovska ma ka kontrolluar shtatzëninë. Mjekja më pozitivë dhe më profesionale që deri tani kam njohur. Vazhdimisht ajo ishte në dispozicion, e qetë, më jepte fuqi dhe shpresë se gjithçka do të përfundojë mirë. Do të kisha dashur t’i inkurajoj të gjitha çiftet kurrë të mos heqin dorë, me një ekip të mirë mjekësor pranë vetes dhe me vullnet të fortë gjithçka është e mundshme. Nuk ekzistojnë kufij as pengesa për pasardhës. Stefani dhe Stefanija na sollën gëzimin më të madh në jetët tona dhe, na besoni, na bënë të ndihemi më të rinj. Ndihemi aq mirë”, thotë Ristana.

Stefani dhe Stefanija u lindën në javën e 35-të të gestacionit, me peshë të lindjes nga 2770 dhe 2270 gr.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME