Categories Lajme

Kishte ndaluar në semafor/ I vjen makina nga mbrapa dhe e përplas, ndërron jetë oficerja 25-vjeçare

Një oficere vetëm 25 vjeç ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik të ndodhur teksa po priste të hapej semafori. Ngjarja ka ndodhur në Lefkada të Greqisë, ku e reja po priste që semafori të merrte ngjyrën jeshile për të shkuar në komisariatin e Patisas. Por sipas mediave greke, në këtë moment një makinë tjetër ka ardhur nga mbrapa dhe është përplasur me mjetin e 25-vjeçares, i cili u përfshi nga flakët. 25-vjeçarja ngeci brenda, duke gjetur kështu vdekjen, pavarësisht se për nxjerrjen e saj u angazhuan dhjetë zjarrfikës.

E reja ishte në vitin e fundit të Shkollës së Policisë dhe ishte oficere prove që shërbente në Stacionin e Policisë Patisia. Shkaktari i aksidentit ka rënë në prangat e policisë, ndërsa mësohet se është plagosur lehtë edhe një person tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME