Categories Lajme

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka sekuestruar 2 pajisje elektronike(makineta), të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “The player”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, vihet në pranga 27-vjeçari.

Sekuestrohen 2 paisje elektronike(makineta), të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e siguruara, për një shtetas i cili ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, në lokalin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The player”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Halit Bega”, në ambientet e lokalit në pronësi të 27-vjeçarit, janë gjetur 2 pajisje elektronike(makineta), që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në silësinë e provës materiale së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME