Categories Lajme

Kishte prerë biletën, shqiptari nga Gjermania: S’më lejuan të udhëtoj, asnjë sqarim

Më 22 qershor, autoritetet shqiptare njoftuan rinisjen e fluturimeve për të gjithë shqiptarët që janë rezidentë në BE ose nënshtetas europianë drejt Shqipërisë, ose anasjelltas. Mirëpo, një emigrant shqiptar që jeton në Gjermani, ka nxjerrë në pah problematikat që “Rilindja” përpiqet t’i fshehë në lidhje me fluturimet.

Ai ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se kishte biletën për sot për një udhëtim në itinierarin Dusseldorf-Tiranë, me Air Albania, por kur është paraqitur në aeroport nuk i kanë dhënë asnjë sqarim dhe fluturimi nuk është kryer. Shqiptari thekson se sapo ka treguar pasaportën shqiptare në aeroport, punonjësit nuk kanë marrë mundimin as t’i kthejnë përgjigje. Ai shton se ka prerë biletën edhe për një udhëtim tjetër nesër dhe nëse nuk e lejojnë do djegë pasaportën.

Denoncimi i plotë: Ja kryeministri preni bileta thote, shkojm ne aeroport as nuk pyt kush se a jemi njerez a kafsh. Te gjitha te prera biletat dhe asnje fluturim. Shofin pasaporten dhe asnje sqarim nuk ta japin. Neser kam nje udhetim tjeter e nese sme lejne do e djeg pasaporten ne aeroport e do ju dergoj video. Nuk e merrnin mundimin fare me kthy pergjigje sa shifnin pasaporten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME