Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në facebook ka njoftuar se tashmë do të jetë i pranishëm edhe në një kanal personal në gjigandin Youtube. Përveç platformës së tij ERTV dhe rrjeteve sociale ku është tepër aktiv, Rama ka menduar të rrisë edhe më tej audiencën, përmes këtij kanali.
Ende nuk dihet se çfarë ka menduar të postojë Kryeministri në këtë kanal, video që pasqyrojnë punën e qeverisë, apo të një kategorie tjetër më personale. Sipas rregullave të Youtube, klikimet paguhen.
Kështu që Kryeministri Rama, nëse marrim në konsideratë numrin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale facebook apo twitter, që janë me 6 zero dhe nëse do supozohet se të njëjtit do ta ndjekin edhe në Youtube, një llogari e thjeshtë del në përfundimin se kreu i qeverisë mund të ketë përfitime monetare të konsiderueshme. Rama është i pari politikan që bëhet me kanal në YouTube.
