Bella Hadid është shpallur zyrtarisht gruaja më e bukur në botë. Supermodelja kryeson listën, duke mposhtur kështu edhe motrën e saj, Gigi-n, Beyonce-n, Cara Delevingne dhe Katy Perry-n.
Mjekra, pozicioni i syrit dhe balli janë përcaktuar si karakteristikat më të mira të modeles. E dyta në listë është renditur Beyonce. Ndërkaq, pas saj vjen Amber Heard, Ariana Grande dhe Taylor Swift.

