Këngëtarja Anxhela Peristeri u shpall fituesja e “Festivalit të 59 të Këngës” me këngën, “Karma”. As këtë herë nuk kaloi pa reagime dhe kritika, ku disa këngëtarë shprehën pakënaqësitë e tyre për këngën fituese. Një nga këngëtaret që e shprehu hapur ishte Enxhi Nasufi, e cila bëri një postim thumbues për fituesen Anxhela Peristerin. “Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush është miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di. Shihemi në festivale të tjera.”- shkruante ajo.

Edhe postimi i Rosela Gjylbegut u mor si një thumb për këngëtaren.

Nga ana tjetër Anxhela preferoi ti anashkalonte këto kritika dhe bëri vetëm një postim falenderues për ata që e kishin mbështetur dhe realizuesit e këngës. Por Kledi Bahiti, i cili ishte krijuesi i muzikës dhe orkestrimit të këngës “Karma” iu është përgjigjur ashpër kritikëve të fitueses.
“Ata që s’kanë b***ë të rrinë në treg e që kanë bërë vetëm dy këngë gjithë jetën e tyre mos të na çajnë shumë fërnellën… po plakeni duke vjellë tangërllik dhe fodullëk për disa merita që kaq shumë i keni kërkuar, epo keq më vjen arti është hof të shof… respekte”, ka shkruar Kledi shoqëruar në fund me emojin e gishtit të mesit./ CNA.al

