Categories Lajme

Nga Mentor Kikia/ Ja si qeveritë antishqiptare e zhytën popullin rural në mjerim

Duhani ka qenë kultura që përbënte zërin e dytë më të rëndësishëm të eksporteve shqiptare pas kromit, në kohën e ekonomisë së centralizuar. Gjatë asaj kohe, me duhanin punonin 40 mijë familje, ose 200 mijë njerëz. Fitimet ishin të mëdha. Eksporti ishte i sigurtë. Cilësia ishte maksimale.

Mbi të gjitha, duhani rritet në toka të varfëra dhe nuk kërkon as vaditje apo shërbime të shumta. Sipas ekspertëve, fitimi në këto toka është 5 herë më i madh kur mbillen me duhan, se me çdo kulturë tjetër.

Në grahmat e fundit të ekonomisë socialiste, në 1989, Shqipëria eksportoi 20 mijë ton duhan gjethe dhe 3600 ton cigare. Më pas nisi shkatërrimi dramatik i ekonomisë.

Duke punuar për interest e importuesve të cigareve, qeveritë e shkatërruan industrinë e përpunimit. Sot, në Shqipëri, ku prodhohen unifromat e ushtrisë italiane, ku qepen veshjet e markave më të njohura në BE, ku përpunohet peshku që vjen nga Belgjika e Franca, nuk ka asnjë fabrikë përpunimi duhani.

Qeveritë, njëra pas tjetër, e groposën këtë industri. Shkatërruan kultivimin, duke zhytur në mjerim popullistë që jetojnë në zonat që ishin tërësisht duhan kultivuese. U shkatërrua Instituti i Duhanit në Cërrik, institucioni kërkimor e shkencor më i rëndësishëm në rajon. Sot rendimenti, aty ku mbillet, është mjeran. Farërat nuk përshtaten në zonat ku mbillen dhe konsulenca shkencore dhe agronomike është zero.

Përfundimi: Në vitin 2017 janë grumbulluar 600 ton duhan dhe në 2018, 413 ton. Qeveritë vazhdojnë dhe tregojnë përralla me subvencione plastmasi për serat. Ndërsa fshatarët kanë braktisur masivisht tokat, duke punuar si argatë në fushat me duhan të fermeve grekë, italianë e gjetkë.

Pyesni pëse janë të varfër shqiptarët? Pyesni pse shqiptarët vazhdojnë ta braktisin vendit? P.S: Nëse dikush është shumë kurioz të mësojë se si bashkëpunon një qeveria e dobishme me fermerët e saj, të marrë mundimin deri në Maqedoni, në Prilep, një rajon tërësisht duhan kultivues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME