Categories Lajme

Kledi Kadiu emërohet anëtar i Këshillit Administrativ të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë

Balerini i suksesshëm shqiptar në Itali, Kledi Kadiu është emëruar anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë.

Ky vlerësim është bërë nga Ministri Italian i Kulturës Alberto Bonisoli me motivin e suksesit profesional të balerinit shqiptar në Itali.

Dhe pse në moshë të re, aktualisht 45 vjeç, Kledi Kadiu ka një eksperiencë të gjerë artistike.

Suksesi televiziv në Itali erdhi pas pjesëmarrjes së tij në programet “Amici” , “C’e posta per te”, “Buona Domenica”, “Proggeti Danza” e “Pequenos Gigantes”.

Në Romë ka themeluar shkollën e tij të baletit “Kledi Dance”.

Gjithashtu balerini shqiptar ka recituar në disa prodhime kinematografike si “Passo a due”, “La cura del gorilla”, “La nave dolce”; “Chi lo avrebbe mai detto” etj.

Më vitin 2009 Kledi Kadiu publikon në Itali librin e tij të parë autobiografik për të cilin vlerësohet me çmimin  “Elsa Morante”, për shkrimtarët e rinj.

Po më 2009 Kledi Kadiu emërohet ambasador i UNICEF e bashkëpunon në disa projekte për mbrojtjen e fëmijëve nga diskriminimi e shfrytëzimi i punës në Bangladesh.

Më vitin 2013 Kledi Kadiu vlerësohet me çmimin Ndërkombëtar të Kulturës “Re Manfred”.

Lajmin për këtë vlerësim e ka dhënë dhe vetë balerini shqiptar në rrjetet sociale.

“Stina e Verës, shkruan ai shpesh lulëzon nga lajmet e bukura. Këto ditë u zyrtarizua emërimi im si anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë, ky besim që m’u bë nga Ministri i Kulturës më mbush me gëzim e krenari. Do të përpiqem të bëj një punë të mirë e do t’i kushtohem këtij impenjimi të ri me gjithë pasionin e dedikimin që kam bërë gjithmonë në punën time”, shkruan Kledi Kadiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME