Categories Lajme

Klodiana Lala paralajmëron ndryshimet “bombë” në Policinë e Shtetit javën e ardhshme

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, duke paralajmëruar se ai do të nisë një “spastrim” javën e ardhshme.

Sipas Lalës, do të ketë ndryshime të shefave të komisariateve dhe të pesë drejtorëve të policive në qarqet e vendit. “Në dijenin time, sipas informacioneve që kam, do të ndryshohen të paktën pesë drejtues policie në qarqet e vendit. Do të ketë ndryshime javën që vjen, të gjithë shefat e komisariatëve. Do të ketë shumë lëvizje dhe do të sjellin diçka pozitive“, tha Lala. Sipas gazetares, drejtori i ri, Gledis Nano, ka mbështetje të faktorit ndërkombëtar, konkretisht të amerikanëve.

“Karrierën e tij e ka shënjuar një hetim për grupin e xhihadistëve. Është hetim kompleks, suportuar nga amerikanët. Prokurore ka qenë Elisabeta Imeraj. Zoti Nano ka patur karrierë graduale. Ka patur një incident në 2008, është larguar nga Policia e Shtetit.  Karriera u shenjua kur hetoi ata që konsideroheshin si xhihadistët. Mori suportin e amerikanëve.

Ka patur disa raste, që amerikanët i kanë vlerësuar si të suksesshme.

Zoti Nano ka një sfidë shumë të vështirë. Duhet të zhbëjë shumë gjëra që janë bërë keq nga paraardhësit. Duhet të mos i nënshtrohet politikës. Nëse i nënshtrohet, betejën e ka të humbur. Nëse i reziston politikës, ka dhe mbështetjen e amerikanëve, mund t’ja dalë mbarë“, tha ajo. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hetimet/ Atentati ndaj Kazës në Belgjikë, publikohen pamjet e vrasësit të dyshuar!

Policia belge ka publikuar për herë të parë foto nga autori i dyshuar i vrasjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga d*oga te arratisja nga burgu, 6 të arrestuar në Fier

Policia e Fierit  ka vënë në pranga gjashtë persona, tre prej të cilëve ishin të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gardisti nxori armën në mes të rrugës, sherr me qytetarin kush do kalojë i pari me makinë

Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në Marinëz të Fierit, makina përplas fëmijën 4 vjeç

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e djeshme ku një fëmijë 4 vjeç është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT \ Domatet shqiptare me pesticide të larta, arrestohen tre persona në Berat

Pokuroria e Beratit ka firmosur urdhër-arreste pas hetimeve mbi eksportin e domateve me nivele të…

LEXO ME SHUME