Categories Sport

Klopp reagon pasi i ra shorti me Real Madridin në Champions Legue

“Emocionuese”, kështu e përshkroi Jurgen Klopp shortin e Ligës së Kampionëve. Ekipi i tij, Liverpooli do të ndeshet në çerekfinale me Real Madridin. “Reds” do të përballen me “Los Blancos” më 6 prill në Spanjë dhe më 14 prill në Angli.

Ky është takimi i parë mes tyre që nga finalja e Champions Leagues në Kiev, të cilën Real Madridi e pati fituar me rezultat 3:1.

Trajneri Jurgen Klopp tha se kjo ndeshje do të jetë emocionuese dhe padyshim short i vështirë. “Është emocionuese. Është padyshim një short i vështirë, por unë jam mirë me të, sepse nëse shikon të gjitha ekipet e tjera mendon, ‘O Zoti im’ sepse të gjitha janë të forta dhe të gjitha kanë cilësi, kjo është e qartë. Unë me të vërtetë po pres me padurim ndeshjet” – tha Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Vetëm pak më shumë se dy vjet më parë u përballëm me ta dhe ishte një natë e vështirë për ne, kështu që të kesh shansin për t’u ndeshur përsëri është shumë mirë” – u shpreh tekniku gjerman. Kujtojmë se në atë finale, Ramos lëndoi keq Salahun, kurse portieri i Liverpoolit atëbotë, Loris Karius bëri dy gabime të tmerrshme që rezultuan me gola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME