Categories Lajme

Koha për reflektim për kompanitë më pas penalitete

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot kompani të cilat ne e dimë shumë mirë që janë likuide, kërkojnë më tepër ndihmë. “Kam dëgjuar më shumë vëmendje shqetësimet, por i qëndroj asaj që kam thënë në fillim. Këtu jemi në kushtet kur kjo situate, që na gjeti të gjithëve, për të na sjellë më shumë halle, në të gjitha nivelet, ka nevojë të përballohet me mirëkuptim dhe duke i dhënë njerëzve më në nevojë e hall instrumentet e mbijetesës”, deklaroi Rama.

“Kam vënë re”, tha ai, “me keqardhje që kompani të cilat ne e dimë shumë mirë që janë likuide, janë në kushtet e kanë të gjithë kapacitetin për të përballuar goditjen e deritanishme, se nëse situata përkeqësohet në vijim, mund të kenë nevojë për më shumë ndihmë, janë pikërisht ato që kërkojnë më shumë”. “Me keqardhje arrihet deri në inskenime për të krijuar zhurmë në media, si rasti i djeshëm për disa punonjës të sektorit fason, të cilët u pushuan nga puna pasi doli paketa e dytë mbështetëse, me qëllimin për të përfituar nga paketa pronari i tyre”, u shpreh Rama. Ndërkohë, bëri të ditur kryeministri, ndërmarrja në fjalë është likuide e nuk ka problem të mëdha.

“Të gjithë ata që u larguan nga puna përpara datës 10 prill, ne i kemi vendosur në kategoritë që mbështesim”, deklaroi Rama. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bëri të ditur Kryeministri, po çon lutje me email për aplikime, për korrigjime aplikimesh, sepse një pjesë tanimë e vogël e atyre nuk kanë marrë ende pagën e luftës kanë bërë aplikimin gabim.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po çon lutje me e-mail me tekste për aplikime, për korrigjime aplikimesh. Sepse një pjesë tanimë e vogël e atyre që nuk kanë marrë ende pagën e luftës, ndërkohë që pjesa dërrmuese 60 e kusur mijë të tjerë po marrin transhin e dytë, kanë bërë aplikimet gabim. Por edhe një pjesë e kompanive, e sipërmarrësve nuk kanë aplikuar për paketën e zgjeruar për punonjësit e tyre. Ne këtë do ta ndëshkojmë. Por po presim reflektimin se nuk është koha për të përdorur ndëshkimin, është koha për të gjetur mirëkuptimin dhe për të qenë të gjithë shqiptarë të mirë. Sigurisht që dhe ndëshkimi vjen më pas”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME