Categories Lajme

Isa Llanaj, një nga historitë e suksesit të shkollës Tregtare të Vlorës (Foto)

Isa Llanaj është një nga historitë e suksesit të shkollës Tregtare me të cilin mund të krenohemi dhe ta shpalosim me shumë entuziazëm. Isa Llanaj një nxënës me mesatare, e me ambicie, vendosi të studiojë në shkollën Tregtare , në degën Ekonomi-Biznes. Që në vitin e parë Isai spikati për vullnetin për të mësuar, për inteligjencën e përkushtimin ndaj mësimeve.

Duke patur mbështetjen e mësuesve, ai arriti jo vetëm rezultate të larta në mësime ,por ja doli të punësohej në distributorin e red bull vetëm në përfundim të vitit të dytë.Isai ishte senatori i shkollës për 2 vite rresht dhe një organizues i mirë i punës në zyrën e praktikës në shkollë. Një nxënës i palodhur, punëtor e këmbëngulës ai arriti të merrte pjesë në shumë evente: Eventi Drejtues për një Ditë, organizuar nga Junnior Archievement viti 2018. Çmimi drejtues për një ditë në këtë event.

Më pas vijon me prezantimin në panairin e aftësive profesionale expo city 2018Prezantim dinjitoz në Ditën e dyerve të hapura “Biznesi i vogël me tvsh” Vijon me Shkollën pranverore të lidershipit në vitin 2018 dhe Panairin e njohurive organizuar nga Projekti zvicerjan S4j. Çmim në panairin e turizmit në vitin 2019 organizuar nga Bashkia Vlorë. Në fund të vitit të tretë dhe të katërt pati një eksperiencë pune pranë furrës Karabash si ekonomist për 2 vite, e më pas bursa e plotë e studimit në Kolegjin universitar të Biznesit TiranëTashmë punon në Bezo Consulting Tiranë si kontabilist. Jemi të bindur që Isai do të ecë në një rrugë të mbushur me suksese, sepse pati vullnet dhe dëshirë dhe bëri zgjedhjen e duhur, degën Ekonomi- Biznes në shkollën Tregtare. Isa, ti je një shembull për tu ndjekur. Suksese!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME