Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë kësaj jave, monedha e huaja kryesore forcuan pozitat në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro regjistroi këtë fundjavë vlerën 124.40 lekë, kundrejt 123.57 lekë që ishte të hënën. Dollari amerikan gjithashtu ka ndjekur trendin e rritjes gjatë periudhës nga 4 deri 8 maj, duke u  forcuar me 2 lekë në fundjavë. Dollari këmbehet me 114.83 lekë, ndaj 113.06 lekëve, që ishte ditën e hënë.

Pozita të trendit rritës shënoi edhe paundi britanik. Monedha angleze këmbehet me 142.15 lekë kundrejt 140.42 lekëve që ishte në fillim të javës. Franga zvicerane ka ndjekur një linjë në ngjitje çdo ditë të kësaj jave, duke shënuar kuotën 118.26 lekë, ndaj 117.18 lekëve që këmbehej të hënën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME