Categories Lajme

Zona Shengen e mbyllur deri në 15 qershor, Shqipëria merr autorizimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka marrë autorizimin e posaçëm nga Agjencia Ajrore e Bashkimit Europian, që në kushtet e mbylljes së Shengen-it deri në 15 qershor, na mundëson rritjen e numrit të fluturimeve të “Air Albania”, për zgjerimin e korridorit humanitar, për të lehtësuar riatdhesimin.

Rama tha se ky ishte një nga problemet e mëdha, në kushtet kur ishte i domosdoshëm ky autorizim i posaçëm për të vijuar më tutje. Kryeministri, po ashtu bëri të ditur se nga e hëna nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të karantinohen në hotele.

“Nga e hëna nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të karantinohen në hotele, por karantinimi mund të bëhet nëpër shtëpitë e tyre, duke respektuar rregullat e domosdoshme të vet karantinimit në bazë të ligjeve”, tha Rama. Qëllimi ynë është, u shpreh Kryeministri, që deri në fund të kësaj jave që vjen duke parë gjithmonë numrat të kemi një kalim të mëtejshëm dhe pas 18 majit të fillojmë të lehtësim gjerësisht lëvizjeje qoftë brenda për brenda, qoftë edhe për të kapërcyer kufijtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME