Categories Lajme

Kolaudimi i kalon shtetit, Gonxhe jep lajmin e mirë: Kush e ka bërë kontrollin teknik të mjeteve në 2020…

Bledi Gonxhe, drejtor i DPSHTRR , tha se kush e ka bërë kolaudimin e makinës brenda 2020, tashmë do ta ribëjë atë në vitin 2022. Kjo vjen pas vendimit që hyn në fuqi në janarin e ardhshëm, ku kolaudimi nuk do të bëhet më 1 herë në vit, por 1 herë në dy vjet.

“Ne menduam që ta bëjmë kohën e vlefshmërisë së certifikatës dy vjet nga një dhe po ashtu kemi diskutuar këto ditë që të jetë e vlefshme për të gjitha kolaudimet e bëra në vitin 2020. Kjo do të thotë që çdo përdorues mjeti që ka bërë kolaudimin korrekt brenda datës në vitin 2020 pa penalitete, në kuptimin që nuk e ka lënë pa bërë kolaudimin në vitin 2020, ka paguar taksat e automjetit dhe ka kryer kolaudimin pavarësisht se e ka bërë në janar, shkurt, mars apo dhjetor do të vijë në vitin 2022.

Kjo është e rëndësishme dhe besoj se është një e mirë për të gjithë ata që kanë një automjet. Në radhë të parë kjo iu jep dorë të gjithë atyre që kanë më pak kohë dhe mundësi për të qëndruar në radhë. Megjithatë ka dhe një shqetësim që lidhet me një pjesë të opinionit e cila thotë që mos abuzohet me këto dy vjet dhe makinat mos janë të dëmtuara etj. Për këtë arsye ne do të shtojmë kontrollin rrugor. Nuk duhet të trembet njeri, ky kontroll do të jetë i informatizuar. Do të jetë Task Forca e Transportit Rrugor për mjetet mbi 3.5 ton që është me mjete të specializuara dhe Policia Rrugore, të cilat do të jenë më të vëmendshme në vitin 2021 për shkak të këtij lirimi që ne po bëjmë”,u shpreh Gonxhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME