Categories Kulture

Koleksioni i panjohur i konteshës suedeze: Fotot e rralla të shqiptarëve autoktonë në Greqi, Peloponez, Selanik

Gazetari Armand Plaka publikon foto nga një koleksion i panjohur i konteshës suedeze Wilhelmina von Hallwyl.

Fotot u postuan ne facebook duke u shoqeruar me kete sqarim

“Shqiptarët i kishin rënë në sy jo pak konteshës suedeze Wilhelmina von Hallwyl (1844 − 1930), e cila si një koleksioniste e apasionuar nuk mund t’a linte t’i shpëtonin nga duart edhe fotot e realizuara nga të tjerët gjatë udhëtimeve që ajo ndërmori në rajonin tonë në periudhën 15 mars – 6 qershor 1896. Për to, ajo do ishte e gatshme të paguante me çmime të kripura e t’i bënte pjesë të atij që sot në Stokholm njihet si “Hallwyl Museum”.

Së bashku me të shoqin, kontin Walther von Hallwyl dhe mikeshën e tyre Ida Uhse, kontesha preku Serbinë, Maqedoninë, Greqinë, Korfuzin, Italinë e Jugut e atë të Veriut (duke mos e prekur tokën shqiptare) e vijuar më tej në alpet zvicerane, ndërsa shekulli 19-të po perëndonte.

Diçiturat origjinale janë shënuar në frëngjisht, pasi në atë kohë ajo ishte “lingua franca”, të cilën e njihnin padyshim edhe anëtarët e familjeve të mëdha fisnike suedeze, dhe fotot apo kartolinat që mund të hasje nëpër tregje apo koleksione private, gjithashtu mbartnin të gjitha një shënim në frëngjisht.

Fotot në bardhezi të marra nga koleksioni i konteshës sudeze që po sjell në këtë postim, paraqesin si femra, ashtu dhe meshkuj dhe shfaqin shqiptarë autoktonë në Greqi, Peloponez, Selanik etj.

Prej tyre përftohet lehtësisht ideja se shqiptarët ishin në atë kohë një motiv i gjithëpranishëm në Greqi dhe prezenca e tyre si dhe veshja, shpesh mund të ngatërrohej me atë të grekëve, por origjina e tyre njihej dhe pohohej lirisht.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME