Categories Lajme

“Kollitet dikush në Athinë dhe këtu plas rrufa”, Rama flet për akuzat në lidhje me detin

Edi Rama: Për sa i përket çështjes së detit, ju kërkoni nëse ju kuptova mirë që ne të reagojmë ndaj shtetit grek. Për çfarë të reagojmë ndaj shtetit grek?!

Unë besoj se çdo mendje normale, mjafton të përqëndrohet dhe e kupton për çfarë bëhet fjalë. Ata që i fryjnë këtij zjarrie bëjnë në mënyrë të qëllimshme, qoftë nga Lalzi, qoftë nga Presidenca dhe qoftë nga Kosova. Kjo që bëjnë është e qëllimshme për të luajtur me ndjeshmëritë patriotike dhe të shfrytëzojnë rastin për të krijuar një sebep për sherr. Shqipëria në vitin 1990 ka bërë ekzaktësisht këtë që ka bërë Greqia sot.

Sipas Konventës Ndërkombëtare të detit, çdo shtet ka të drejtën të zgjerohet 12 milje aty ku është e mundur. Shqipëria e ka ushtruar këtë marrëveshje dhe e ka depozituar ushtrimin e kësaj të drejte në Maj të 90-ës në OKB. Nuk rezulton që Greqia të ketë bërë ndonjë deklaratë në atë kohë. Në pjesën tonë të detit Jon mes të dyja vendeve nuk ka mundësi që të shtrihet 12 milje, është e pamundur dhe prandaj ne kemi negociuar një marrëveshje dhe po shkojmë në Gjykatë.

Mos harroni se këta që flasin këta janë autorët e marrëveshjes së 2009 e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe më pas u pa e vështirë të pranohej dhe nga pala greke pasi konsiderohej si një marrëveshjeje e firmosur nga shtetet. Faktikisht ka qenë kërkesa jonë që në fillim që këtë punë ta zgjedhim në gjykatë por nuk pranonte pala greke. Sa herë tështin dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe, për arsye lufte për pushtet”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME