Categories Covid-19, Lajme

I ofruan vaksinën ruse, Rama nuk kursehet me ambasadën e Moskës në Tiranë: Mendova se ishte meme, një ndjesë nga ana e tyre do ishte e mirëpritur

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka komentuar deklaratën e ambasadës ruse në Tiranë, se është e gatshme të sjellë vaksinën sputnik në Shqipëri. Rama tha se një provokim i tillë nuk është i denjë për një shtet si Rusia, dhe se pret që ambasada të kërkojnë falje për atë postim që ka bërë xhiron e rrjetit gjatë ditës së djeshme.

Rama tha se nuk ka asnjë arsye që të paragjykojë vaksinat e prodhuara në Rusi apo në Kinë, por për momentin Shqipëria është e fokusuar tre kompanitë Phizer, Astra Zeneca dhe Moderna.

Dje ambasada ruse i ka shprehur drejtorit tuaj të komunikimit që Shqipëria të marrë vaksinën e prodhuar në Rusi, a do i përgjigjeni pozitivisht?

Rama: Sa i përket kësaj pyetje, unë kam menduar që ka qenë një meme ajo që pashë, që ambasada ruse kishte postuar një Twitter nga drejtori i komunikimit në kryeministri, një rettwit të shefes së KE. Mendova se qe një meme, pasi një shteti të tillë s’më duket e përshtatshme që të bëjë provokime të tilla.

Ishte një provokim qesharak, një ambasadë si ajo e Rusisë në Shqipëri, nuk mund të sillet si një seksion i Portokallisë, apo të ishte Portokallia vetë. Nuk shoh arsye që ambasada e rusisë të përfshihet në sektorin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zenecës, dhe shtetet e BE-së po ashtu janë të drejtuara nga ato.

Nuk kemi arsye që të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime, nëse do të na lindë nevoja, do të shohim edhe alternativa të tjera. Postimi i ambasadës ruse nga ana ime, konsiderohet totalisht i papërshtatshëm, një ndjesë nga ana e tyre do të ishte i mirërpritur.

Gjatë ditës së djeshme ambasada ruse ka reaguar duke theksuar se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME