Categories Lajme

Kollitet gjatë fjalimit, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë: Pa merak, s’është koronavirus

Frika ndaj një prekjeje të mundshme prej koronavirusit duket se ka mbërthyer mbarë globin.

Nisur nga bilanci i të vdekurve, numri i lartë i të infektuarve dhe intensiteti i shpërndarjes së virusit, vigjilenca e njerëzve dhe interesi për informacion është i lartë.

Corona-fobia përfshiu për pak sekonda edhe vetë Këshillin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shefi i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një fjalimi u dëgjua të kollitej, ndaj u ndje i detyruar ta ndërpriste fjalimin për të pirë ujë e më pas për ta shoqëruar me batutën:

“Pa problem, nuk është korona”.

Nga coronavirusi në Kinë kanë humbur jetën mbi 400 persona, si dhe 20 mijë tjerë janë infektuar me virusin që shpërtheu në qytetin Wuhan. Ghebreyesus ka bërë të ditur se janë regjistruar 151 raste në 23 vende të botës.

Kina ka kritikuar ashpër disa vende përfshirë SHBA-të, që u kanë ndaluar hyrjen në këtë vend qytetarëve nga provinca Hubei, që po konsiderohet qendra e epidemisë së koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME