Categories Lajme

Kolonat si kunja shkrepseje: Kjo është banesa e familjes Lala, ku dhanë shpirt 8 anëtarë

Kjo ishte banesa katër katëshe e familjes Lala, në ish-Kënetë të Durrësit, ku tërmeti 6.4 i mëngjesit të 26 nëntorit e rrafshoi duke marrë jetët e anëtarëve të saj. Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë të familjes humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi paq është 17-vjeçari Ramë Lala, jetën e të cilit e shpëtoi një lavatriçe.

Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala. Por si ishte e ndërtuar vila katër katëshe e familjes me origjinë nga Peshkopia që u kthye në mort? Siç mund ta shihni në këto foto është e qartë se cilësia e dobët e ndërtimit të saj nuk ka mundur të përballojë goditjen e tërmetit, ndërsa u bë rrafsh me tokën.

Kolonat e godinës janë tepër të holla për të mbajtur mbi tyre katër kate ndërtesë. Në gotitje e parë të tërmetit në orën 03.55 ndërtesa u rrëzuar, ndërsa gjatë ditës ekipet e shpëtimit kishin kontakte me disa prej anëtarëve nën rrënoja. Ndërkohë, më pas 3e gjithë godina u rrëzua duke i zhytur edhe njëherë nënë rrënoja anëtarët e familjes, për ti nxjerrë më pas të pajetë.

Viktimat e familjes Lala:

Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)

Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga rrënojat

Marjeta Lala me 4 fëmijët:

Emilio Lala

Dionis Lala 2 vjeç

Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë

Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë

Griselda Lala- 22-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi)/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME