Categories Lajme

E arrestuan për përhapje paniku, babai i Xhulja Aliajt apel drejtësisë shqiptare (Video)

Xhulja Aliaj është vajza që u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi bëri një thirrje për të gjithë banorët e Porto Romanos të largohen nga Durrësi, për shkak të frikës së shpërthimit të depozitave të gazit.

Ajo i ishte referuar gazetës së Vatikanit L’Avenire, që ka botuar fake neës për Porto Romanon. Ndërsa Xhulia, studente e degës Financë-Bankë në Univeristetin Aleksandër Moisiu, ndodhet ende në burg, gazetari i Dritare.net Isa Myzyraj kontaktoi me  babain e saj Fatmir Aliaj i cili tregoi si ka ndodhur ngjarja.

“Arrestimi i Xhulias na erdhi e papritur. Edhe ne si të gjithë qytetarët e Durrësit, ikëm në Tiranë te njerëzit tanë për të shpëtuar. Merret vajza në orën 11 të natës? Për çfarë; sepse iu referua një portali italian, mesa më thanë. Edhe ne aty në Porto Romano ku banojmë jemi të gjithë të njohur me njëri-tjetrin. Normalisht ajo ka pasur të drejtën e frikës, sepse Zoti e ka dhënë frikën. Unë nuk shoh se ka bërë ndonjë krim, ndonjë turp apo pisllik, kundër shtetit, as kundër familjes apo shoqërisë. Unë jam shumë i indinjuar.  Vajza ime njihet edhe në lagje, edhe në shkollë, edhe aty ku ka mbaruar univeristetin. Aktiviste, gjithmonë me të drejtën, besimtare. Përfundon aty”, tha i përlotur Aliaj për Dritare.net

Më pas ai bëri apel për drejtësinë shqiptare. “Nëse mundeni të kërkoni padrejtësinë në gërmadhat e Durrësit ku kanë humbur jetën 50 persona, ku janë traumatizuar me qindra dhe mijëra, ndër ta jam dhe unë. Drejtësia të godasë aty, jo në njerëz të pafajshëm. Ju lutem vetëm solidaritet shqiptarit”, ka thënë ai.

Ndërkohë gazetarja Rudina Xhunga thotë në Instagramin e saj bën thirrje të rishikohet rasti i Xhulias. “Xhulia Aliaj është ndaluar mbrëmë nga forcat e antiterrorit. Ajo mbahet ne burg për përhapje lajmesh te rreme. Xhulia është studente e UAM Durrës, familja e saj ka ardhur nga Tropoja ne Porto Romano. Mbrëmë ajo ndau ne FB, lajme qe i mori nga gazeta e Vatikanit l”Avvenire.

Fake News për Porto Romanon. Te paverifikuara dhe pa burim. Por Xhulia e beri se e lexon dhe beson këtë gazete. Është besimtare katolike dhe i referohet shpesh here gazetës ne FB. Do lutesha te rishikohej rasti i Xhulias. Mund te këtë gjykim ne liri, pasi vajza nuk paraqet rrezikshmëri. Nuk e njoh dhe e di qe ky nuk eshte shqetesimi kryesor ne keto dite post termet, por nje vajze e re eshte ne burg dhe nuk ka kryer veper penale me dashje” shkruan Rudina Xhunga./E.B-dritare.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME