Categories Lajme

Media greke nxjerr fotot e dhimbshme nga Shqipëria: Historitë të copëtojnë zemrën

Mediat greke i kanë bërë jehonë historive njerëzore aq të dhimbshme që vijnë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. “”Më lër të vdes me vajzën time”, histori dramatike mes rrënojave në Shqipëri”. Ky është titulli i reportazhit, të cilit i ka vendosur edhe disa foto pikante të cilat kanë në qendër të tyre fëmijët, media greke in.gr. Historitë njerëzore që vijnë nga tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri të copërojnë zemrën. Tërmeti ka marrë deri tani 49 jetë njerëzish. Situata në vendin fqinj është tragjike. Jeta e përditshme për të mbijetuarit tani është një kalvar vështirësish, ku mijëra njerëz kanë oësuar drama dhe moti nuk i favorizon. Të pastrehët i tejkalojnë numrin 10,000. Në të njëjtën kohë, kur po bëhen katër ditë nga goditja e tërmetit shpresat për gjetjen e të mbijetuarve në rrënojat e ndërtesave kanë filluar të veniten. Ajo që e bën edhe më keq klimën janë funeralet e të vdekurve.

Tregimet janë tronditëse. Vajtimi mbizotëron në rrënojat e tërmetit. Diena Karanxha u nxor e gjallë pasi kishte mbetur e bllokuar në rrënojat e një pallati gjashtëkatësh në Durrës me vajzën e saj 8-vjeçare. Ajo kishte shkuar atje të jetonte me vajzën dhe prindërit e saj që kur vdiq burri. Nëna e bijë qëndruan nën rrënoja për 12 orë. Vogëlushja 8-vjeçare nuk ia doli. Kur 30-vjeçarja kuptoi që fëmija e saj kishte vdekur, i kërkoi ekipeve të shpëtimit ta linin aty të vdiste.

“Mos më lini të jetoj, më linin të vdes këtu bashkë me fëmijën tim”, ishin fjalët e saj, sipas himara.gr. Por pak pasi e nxorrën të gjallë, piktorja 30-vjeçare u largua nga jeta si vajza e saj dhe burri. Një dëshmi tjetër tronditëse është e një babai që përshkruan atë që bëri djali i tij 8-vjeçar në kohën e tërmetit. Djali arriti të nxjerrë nënën e tij nga rrënojat dhe më pas, në kohën kur u shemb ndërtesa, u përpoq të shpëtonte vëllain e tij të vogël. Diçka që fatkeqësisht dështoi. “Kur shkova në spital, djali më tha atë që kishte ndodhur. Babi ra tërmet. Cati u rrëzua. Kur dola nga mbeturinat, dëgjova që mami kërkonte ndihmë. Unë shkova dhe e ndihmova”,-thotë babai i djalit 8 vjeçar. “Ai e nxori nënën e tij nga gërmadhat. Unë nuk e di si e bëri. Vetëm ai dhe Zoti e dinë. Pastaj ai u kthye përsëri për të shpëtuar motrën e tij dhe nënën time. Ai u kthye përsëri në gërmadha, por fqinjët e tij nuk e lanë të shkojë sepse ishte fëmijë i vogël”, shton burri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME