Categories Sport

Kombëtarja e vajzave/ Ndeshjet ndaj Armenisë dhe Polonisë, trajneri Grima zbulon listën

Kombëtarja shqiptare e vajzave rikthehet në fushë në kuadër të dy ndeshjeve të radhës për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e 22 futbollisteve që do të grumbullohen për dy sfidat zyrtare ndaj Armenisë dhe Poloninë. 15 prej vajzave aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar, 3 në klubet e Kosovës dhe 4 me klube të huaja. Ndryshimet në listë krahasuar me grumbullimin e fundit janë të vogla, me pjesën më të madhe e lojtareve të ekipit baze nuk mungojnë.

Skuadra do të nisë këtë të diel grumbullimin në Durrës, teksa sfida e parë ndaj Armenisë do të luhet në shtëpi më 21 tetor në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00. Ndeshja e dytë është në transfertë ndaj Polonisë, më 26 tetor, ora 19:45 në “Tychy Stadium”.

Deri më tani Kombëtarja e vajzave ka marrë 1 pikë në dy ndeshjet e para, pasi u mund nga Belgjika në transfertë dhe barazoi me Kosovën në shtëpi. Shqipëria është shortuar në Grupin F të eliminatoreve të Botërorit, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME