Categories Lajme

Komisioneri ankimon vettingun e gjyqtares së Vlorës

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e shkallës së parë të vettingut për konfirmimin në detyrë të gjyqates së Vlorës Atalanta Zeqiraj. Sipas KPK, gjyqtarja e Vlorës ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit pasi për apartamentin e blerë nga i ati konfirmohet mundësia financiare, por jo ligjshmëria e burimeve të përdorura për transaksionin.

Gjithashtu, si rast i konfliktit të interesit përmendet dhe apartamenti i banimit të gjyqtares në Tiranë, ku sipas KPK, konfirmohet mundësia financiare e personit tjetër të lidhur (i ati) për të blerë këtë pasuri, por jo ligjshmëria e burimeve të përdorura.

Komisioneri Publik nga analiza e të dhënave dhe shpjegimeve të vetë gjyqtares në shkallën e parë të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thotë se edhe për blerjen e një makine tip Mercedes, Atalanta Zeqiraj ka marrë para dhuratë nga i ati.

Për këto para, konfirmohet mundësia financiare për t’i dhuruar, por jo ligjshmërinë e burimeve të përdorura.

Pjesë nga ankimimi i Komisionerit Publik: Komisioneri Publik, duke pasur në vëmendje mangësitë dhe natyrën specifike që paraqet rasti, lidhur me interesat private të deklaruara nga subjekti i rivlerësimit, bazuar dhe në rekomandimin e ONM-së14, ku konstatohet se:

(i) Për apartamentin e banimit në Vlorë, blerë në 2015 nga personi tjetër i lidhur, i ati i subjektit të rivlerësimit, të cilin ky i fundit e ka në përdorim pa kundërshpërblim, konfirmohet mundësia financiare e personit tjetër të lidhur për të blerë këtë pasuri, por jo ligjshmëria e burimeve të përdorura;

(ii) Për apartamentin e banimit në Tiranë, blerë në 2014 nga personi tjetër i lidhur, i ati i subjektit të rivlerësimit, të cilin ky i fundit e ka pasur në përdorim gjatë periudhës 2014-2015, e drejtë reale kjo e padeklaruar, konfirmohet mundësia financiare e personit tjetër të lidhur për të blerë këtë pasuri, por jo ligjshmëria e burimeve të përdorura;

(iii) Shpjegimet e dhëna nga subjekti i rivlerësimit në lidhje me burimet e financimit për dhuratat në vlerën 200.000 lekë dhe 5.000 euro (të përdorura për blerjen e automjetit “Mercedes Benz B Class” në 2014), konfirmon mundësinë financiare për të dhuruar këto shuma nga ana e personit tjetër të lidhur, të atit të subjektit, por jo ligjshmërinë e burimeve të përdorura;

(iv) Subjekti i rivlerësimit nuk paraqiti shpjegime dhe prova (kontrata me autoritetet publike) lidhur me konfliktin e interesit, të cilat mund të ndihmonin në përcaktimin e origjinës dhe fushëveprimit të këtij konflikti të pretenduar. Subjekti i rivlerësimit pretendon mungesën e dijenisë së tij, e megjithatë, në të njëjtën kohë, deklaron se në çdo rast, gjatë ushtrimit të detyrës, ka shmangur konfliktin e interesit;

Ankimimi i vendimit per Atalanta Zeqiraj by Newsbomb Albania on Scribd

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME