Categories Lajme

Vlore, Merr fund arratia e Mitri Priftit, Ky është autori i…

Pas 4 muajsh në kërkim, arrestohet ish-juristi 36-vjeçar Mitri Prifti, i cili në 29 Maj të këtij viti tentoi të v rasë me a rmë zjarri Edison Begajn, ngjarje e ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “V rasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “A rmëmbajtja pa leje”. Burime bëjnë me dije se Prifti ka qenë duke ecur në rrugë pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet, kur është ndaluar nga uniformat blu të Tiranës.

Atentati ndaj Begajt ka ndodhur në derën e shtëpisë së tij kur ai sapo kishte zbritur nga makina. E gjithë skena është xhiruar nga kamera e sigurisë. Ka qenë ora 23:21 e datës 29 Maj dhe Begaj shfaqet duke parkuar makinën, ndërsa në automjet me të ndodhen edhe dy djemtë e mitur.

Pak çaste më vonë, ai del nga makina dhe mund të shihet duket ecur ndërkohë që merret me telefonin. Në këtë moment, nga pas makinës, në mes të errësirës shfaqet autori i atentatit. Atentatori i veshur me uniformë policie dhe me maskë në fytyrë i afrohet Begajt dhe shkëmben disa fjalë para se të hapë zjarr ndaj tij. Prifti ka shtënë 4 herë në drejtim të Begajt i cili është plagosur në të dyja këmbët.

Hetimet kanë zbuluar se 36-vjeçari ka plagosur Begajn për arsye të një sherri të mëparshëm. Disa ditë para ngjarjes të dy personat janë k onfliktuar në një lokal sipas burimeve në zonën e Lungomares, ku Edison Begaj e ka g oditur 36-vjeçarin me shuplakë në publik.

Ky moment është filmuar nga kamerat e barit dhe ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes. Element mjaft i rëndësishëm në zbardhjen e saj ka qenë edhe dëshmia e Begajt në polici çka ka treguar në lidhje me k onfliktin në momentet e para.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME