Categories Politike

Komisioni hetimor për 25 prillin, Alibeaj: Socialistët bojkotuan 3 herë

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat, tha se socialistët e bojkotuan 3 herë mbledhjen e sotme të komisionit.

”Kanë bojkotuar 3 herë për të penguar punën e komisionit. Madje, Kuvendi ndërpreu edhe sinjalin televiziv, që ndërpritet vetëm kur përfundojnë punimet e komisionit.

Sot duhej hetuar veprimtaria e patronazhistëve, u paraqit panorama e plotë e punës së tyre, u paraqitën të dhënat lidhur me shpërdorimin e parasë publike, por kjo është mënyra se si pushteti kërkon të vendosë pengesa për funksionimin e çdo komisioni hetimor”. Deputetët demokratë vijuan mbledhjen, ndërsa kolegët e tyre socialistë u rikthyen në sallë vetëm për disa minuta, për t’u larguar përfundimisht menjëherë më pas.

Pas largimit të socialistëve, Alibeaj debatoi me ish-kryetaren e KQZ, Lefterie Luzi, e cila është aktualisht drejtoreshë e shërbimit në Kuvend. Ajo kërkoi mbylljen e mbledhjes për shkak të mungesës së kuorumit dhe ndërprerjen e sinjalit, por kjo kërkesë u refuzua nga Alibeaj, i cili urdhëroi punonjësit e Gardës që të nxirrnin jashtë zonjën Luzi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME