Categories Lajme

Ambasada e SHBA: Një nga anijet më të shpejta të Marinës amerikane ndalon në Portin e Durrësit

Në ditën e Marinës, Ambasada e SHBA ka publikuar një video, ku shfaqet anija “Trenton”, duke ndaluar në Portin e Durrësit. Me një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se kjo anije është një ndër më të shpejtat e Marinës së SHBA dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014.

“Sot, në Ditën e Marinës, përshëndesim të gjithë personelin ushtarak që kanë shërbyer, në të kaluarën dhe në të tashmen në Marinën e Shteteve të Bashkuara, marinën më të madhe dhe më të fuqishme në botë. Ne duam ta festojmë këtë ditë me këto pamje të xhiruara gjatë ndalesës së anijes Trenton të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Portin e Durrësit javën e kaluar.

USNS Trenton është një nga anijet transportuese më të shpejta të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014. Shihni këto pamje dhe Gëzuar Ditën e Marinës për të gjithë burrat dhe gratë që shërbejnë në këtë forcë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe kudo në botë!”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME