Categories Lajme

Një nga anijet më të shpejta të Marinës amerikane ndalon në Portin e Durrësit

Në ditën e Marinës, Ambasada e SHBA ka publikuar një video, ku shfaqet anija “Trenton”, duke ndaluar në Portin e Durrësit.

Me një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se kjo anije është një ndër më të shpejtat e Marinës së SHBA dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014.

Sot, në Ditën e Marinës, përshëndesim të gjithë personelin ushtarak që kanë shërbyer, në të kaluarën dhe në të tashmen në Marinën e Shteteve të Bashkuara, marinën më të madhe dhe më të fuqishme në botë.

Ne duam ta festojmë këtë ditë me këto pamje të xhiruara gjatë ndalesës së anijes Trenton të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Portin e Durrësit javën e kaluar. USNS Trenton është një nga anijet transportuese më të shpejta të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014.

Shihni këto pamje dhe Gëzuar Ditën e Marinës për të gjithë burrat dhe gratë që shërbejnë në këtë forcë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe kudo në botë!”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME