Categories Lajme

Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Kuvendit: Presidenti nuk shkarkohet!

Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij duke anuluar dhe më tej duke shtyrë zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Ky është konstatimi i Komisionit të Venecias në draft-opinionin paraprak dërguar Kuvendit të Shquipërisë dhe Presidenti të Republikës.

Kjo me argumentin se nuk ka pasur një gjendje të jashtëzakonshme të shpallur.

“Anulimi me dekret i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ka cënuar të drejtat e zgjedhësve të cilat njihen nga instrumente ndërkombëtare të të drejtave të njeriut” thuhet në opinionin paraprak të Venecias.

I vetmi rast që Presidenti mund të anulojë zgjedhjet lokale, thuhet më tej në opinion, është situata emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikime në ligj ose zgjidhje ligjore ad-hoc (rregulla të vendosura me ligj,të përkohshme).

“Anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas bëhet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, procedurë që normohet nga Kushtetuta. Në rastin e anulimit të 30 qershorit kjo procedurë nuk është respektuar.”

Ndërkohë Komisioni i Venecias thotë se pavarësisht kësaj, shkeljet nga Presidenti nuk janë aq të rënda sa të kërkojnë shkarkimin e tij.

Por tërhiqet vëmendja se dekreti për 30 qershorin u publikua në Fletoren Zyrtare, ndërsa ai i datës 13 tetor nuk u kthye në një akt ligjor.

Madje nënvizohet se asnjë bga palët nuk kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese dekretet e Presidentit.

Në opinionin paraprak prej 19 faqesh që i ka shkuar Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni rekomandon që nga Komisioni të merren parasysh një sërë faktorësh duke përfshirë edhe thirrje të vazhdueshme të Presidentit Meta për dialog mes palëve.

Komisioni gjithashtu thekson se pavarësisht anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidenti nuk synonte ti shtynte ato pambarimisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME