Categories Sport

Emery tregon pse Granit Xhaka është emëruar kapiten i Arsenalit!

Unai Emery e ka vlerësuar lidershipin e Granit Xhakës pasi mesfushori u konfirmuar kapiten i “Topçinjve”. Shqiptari e ka mbajtur shiritin në gjashtë ndeshje deri më tani dhe do të vazhdojë të mbështetet nga Pierre-Emerick Aubameyang, Hector Bellerin, Alexandre Lacazette, dhe Mesut Ozil – futbollistët kryesor të Arsenalit.

Ai është duke u kritikuar për paraqitjet në ndeshjet e fundit, por Emery ua bën me dija tifozëve se Xhaka është zgjedhja e gjithë ekipit për të mbajtur shiritin në krah. Pse Emery mendon se Xhaka është njeriu i duhur për këtë detyrë?

“Së pari, ai është i matur, ka eksperiencë dhe momentalisht të gjithë jemi nën presion, nën kritika si trajner, si lojtarë, si klub”, tha Emery. “Më e rëndësishmja është që të ngrihemi, dhe ai të tregojë kualitetet e tij me qëndrimin dhe përkushtimin që ka gjithmonë dhe para se gjithash, e kanë votuar lojtarët e ekipit”. “Më pas fola me të dhe duam të ndërrojmë mendimin e të gjithëve sepse respekti që ka ai në dhomën e zhveshjes është shumë, shumë, shumë e rëndësishme. Duhet të vazhdojmë para, të luajmë, të përmirësohemi. Çdo ndeshje për të, për mua, për të gjithë është mundësi e mirë për të treguar kapacitetet që kemi”.

“Kam besim në të, ai është njeri i mirë, profesionist i vërtetë dhe lojtar i mirë. Nganjëherë ka bërë gabime, po, por më e rëndësishmja është që t’i analizoni dhe t’i përmirësoni ato gabime në të ardhmen”. “Ky është qëllimi i tij dhe i të gjithëve, për të ndryshuar mendimin e të gjithëve, për të treguar personalitet dhe për t’u përmirësuar në çdo ndeshje për të na ndihmuar që të fitojmë. Ndeshja e parë është të hënën kundër Manchester United”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME